VIDEO / Shoferi i dehur i ambulancës përplas një automjet, aksidentohet rëndë një grua në Elbasan

schedule19:44 - 7 Mars, 2020

schedule 19:44 - 7 Mars, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, një ambulancë është përplasur me një automjet.

Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al, si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit wolkswagen Golf 6 sëbashku me bashkëshorten.

Aksidenti ka ndodhur minutat e fundit në aksin Elbasan-Bradashesh.

Autoambulanca ishte duke shkuar në një rast urgjent së bashku me stafin mjekësor kur papritur ka goditur nga pas automjetin tip “Golf 6” ku udhëtonte çifti i bashkëshortëve.

Ata janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aldo Kozarja raporton për ABC News se shkak për këtë aksident ka qenë shoferi i autoambulancës pasi drejtonte mjetin nën efektet e alkoolit. Ndërkohë që stafi mjekësor ka marrë lëndime të lehta dhe pa rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar shoferin e ambulancës i cili gjatë kontrollit për të bërë testin e alkoolit ka rezultuar me testin e parw 090 mlg dhe i dyti 095mlg.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!