Shkupi është i pathyeshëm në tre javë kampionat. Bardhekaltrit kanë fituar në transfertë kundër Belasica, me rezultatin e pastër 0-2 dhe kanë marrë kryesimin në kampionatin elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Pas barazimit me Shkëndijën e Tetovës (kryesonin 2-0 dhe në fund ndeshja u mbyll 22), Shkupi mposhti Makedonija GP dhe sot kishte një transfertë të vështirë ndaj Belasica.
Ekipi kryeqytetas ia ka dalë të triumfojë në fund dhe për ta zgjidhur këtë ndeshje ka menduar Dembo Bardoe, në minutat shtesë. Dy gola të shënuar nga sulmuesi, i cili ka shpërthyer këtë sezon.
Pas tre ndeshjeve në kampionat, ai e ka gjetur rrugën e rrjetës pesë herë dhe sikurse kuptohet do të jetë një nga kandidatët për të fituar “Këpucën e Artë” në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al