IRAN – Dy tërmete të forta, më i madhi me magnitudë 6.4, kanë ndodhur pranë Bandar Abbas në Iranin jugor, duke shkatërruar një numër shtëpish dhe duke vrarë të paktën një person, thonë zyrtarët lokalë. Lëkundjet u ndjenë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.
Dust rising from the hills and lorries swaying during the 6.3 Earthquake in #Iran near Bandar Abbas in the last hour. pic.twitter.com/sgaNYeugjR
— Aurora Intel (@AuroraIntel) November 14, 2021
Tërmeti i parë, i cili goditi në orën 3:37 pasdite me kohën lokale të së dielës , ndodhi rreth 64 kilometra në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra në veri të Dubait. Një tërmet i dytë goditi të njëjtën zonë rreth një minutë më vonë.
Monster Earthquake in Iran#earthquake #Iran #زلزله pic.twitter.com/YWtd805uNk
— Mohammad Javad Omidali (@Mj_omidali) November 14, 2021
Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti i parë kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballë, ndërsa i dyti ishte pak më i dobët, 6.3. Të dyja goditjet ndodhën rreth 15 kilometra nën sipërfaqe.
Shkalla e dëmeve pranë epiqendrës nuk ishte menjëherë e qartë, por agjencia e lajmeve ISNA tha se “një numër” shtëpish u shkatërruan në zonën e Bandar Abbas dhe u raportuan rrëshqitje dheu në malin Geno. Të paktën një person ka humbur jetën pasi u godit nga një shtyllë elektrike që u rrëzua./ abcnews.al/