KAMZË – Një apartament është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Kamzës. Raportohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndie elektrike.
Apartamenti ka qenë në katin e fundit të pallatit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Zjarrfikësit e Kamzës kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve duke shpëtuar në kohë rekord dy persona që ishin brenda apartamentit.
/abcnews.al/