Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme që Aarau luajti kundër Kriens. Kjo përballje u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2 dhe protagonistë ishin dy shqiptarë.
Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, shënoi fillimisht golin e barazimit 1-1, pasi miqtë kishin realizuar përmes Liridon Berishës.
https://streamable.com/gwkrlu
Gashi në pjesën e dytë shënoi sërish, këtë herë me penallti të fituar nga vetë ai. Prej minutës së 51-të në fushë zbriti edhe Burim Kukeli, i cili është te Kriens zëvendëstrajner dhe lojtar. /abcnews.al
https://streamable.com/e7l6bp