Chelsea nuk ka marrë dot më shumë se një pikë në Premier League, pasi është ndalur me rezultatin 3-3 nga skuadra e Southampton. Djemtë e Lampard bënë një ndeshje shumë të mirë në sulm, por mbrojtja “futi ujë”.
Werner shënoi dopietë në 20 minutat e para, për të çuar shifrat në 2-0. Ings shkurtoi në 2-1 në pjesën e parë, ndëras Adams në të 57-ën barazoi shifrat e takimit.
Havertz, 2 minuta më vonë, riktheu Chelsean në avantazh pas një asisti të Werner dhe u duk se do të ishte goli vendimtar, por qendërmbrojtësit Vestegaard në sekondat e fundit të takimit, shënoi për Southampton, duke bërë që takimi të mbyllet i barabartë 3-3./abcnews.al
GOLAT/ CHELSEA 3-3 SOUTHAMPTON