Atletico Madrid vazhdon të fitojë dhe të marshojë drejt titullit kampion. Viktima e sot ishte Cadiz, që u mund në shtëpi me shifrat 2-4, me djemtë e Simeones, që nuk e diskutuan destinacionin e tre pikëve të sotme.
Golat e CADIZ-ATLETICO MADRID
Suarez ishte ylli më i shndritshëm i mbrëmjes, teksa shënoi dy gola dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores. Dy golat e tjerë të Atleticos u shënuan nga Saul dhe Koke.
Me këtë triumf skuadra e Diego Simeone ruan e vetme kreun me plot 10 pikë e distancuar nga Real Madrid, që ka luajtur edhe një ndeshje më shumë. Në ndjekje janë Barcelona dhe Atletico Madrid. Më parë u luajt edhe Getafe-Alaves dhe përfundoi në barazim pa gola. /abcnews.al
La Liga, java 21
Cadiz-Atletico Madrid 2-4
Shënues: Negredo 35′, 71’/ Suarez 28′, 50′ (pen), Koke 88′

