Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shkatërrim total, Batha dhe Muçi ia nxijnë jetën Partizanit

schedule21:01 - 28 Shkurt, 2020

schedule 21:01 - 28 Shkurt, 2020

Derbi spektakolar, në një stadium të tejmbushur. Tirana mposht me “manita” Partizanin, në një ndeshje që pati gjithçka brenda: penallti, kartonë të kuq dhe autogol. Edhe pse të kuqtë shënuan të parët me Cordeiro, Tirana reagoi dhe shënoi dy herë në pjesën e parë, me Idriz Bathën që realizoi me penallti. Në të dytën Idrizaj realizoi autogol, ndërsa në fund skenën e mori Ernest Muçi, duke mposhtur edhe dy herë të tjera Alban Hoxhën.

PJESA E PARË – Të kuqtë u hodhën në sulm që në fillim dhe patën pretendime për penallti fillimisht, ndërsa pas një goditje këndi arritën të befasojnë skuadrën e Tiranës. William Cordeiro me një goditje fluturimthi befasoi portierin Ilion Lika dhe stadiumi shpërtheu në festë.

Për t’i komplikuar gjëra menduan vetë te Partizani. Bitri dhe Belica nuk u morën vesh në një sulm të Tiranës dhe beratasi i “demave të kuq” gaboi, duke mbajtur argjentinasin Agustin Torassa. Sulmuesi i bardhebluve përfundoi i shtrirë dhe gjyqtari Juxhin Xhaja akordoi penallti.

Gjithashtu Bitri u ndëshkua me karton të kuq. Idriz Batha mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe mposhti Alban Hoxhën. 1-1 dhe tifozët e Tiranës shpërthyen në festë. Mesfushori ndëshkoi sërish ish-skuadrën e tij.

Pak minuta më pas Cale fitoi një tjetër penallti për Tiranën dhe mesfushori Batha sërish u tregua sërish i saktë, duke përmbysur gjithçka. Një ndeshje e çmendur në “Air Albania Stadium”, me Partizanin që edhe me një lojtar më pak luajti mirë, por pa mundur të shënojë dot në 45 minuta e para.

PJESA E DYTË – Tirana iu afrua golit shumë shpejt me Ngoo, por portieri Alban Hoxha bëri mrekullinë. Partizani tregoi karakter, duke luajtur mirë dhe duke e mbajtur në tension skuadra e Egbo.

Gjithsesi te skuadra e Sormanit ishte dita e gabimeve, pasi në minutën e 63-të ishte mbrojtësi Hektor Idrizaj që realizoi një autogol të çuditshëm dhe rezultati shkoi 3-1 në favor të bardhebluve. Te Tirana festuan të gjithë, veç Bathës që shkoi të ngushëllonte kundërshtarin.

Tirana nuk ndalet me kaq, pasi në minutën e 82-të Ernest Muçi realizoi edhe golin e katërt, duke bërë me shenjë që gjithçka përfundoi. Në stadium brohoritjet janë të shumta edhe për një gol tjetër.

Ernest Muçi ua plotësoi dëshirën, teksa realizoi në shtesë një eurogol me goditje dënimi, duke i dhënë fitoren Tiranës me rezultatin 5-1. Spektakël i bardhebluve, që ruajnë kreun e klasifikimit. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24

E premte, më 28 shkurt, ora 19:00
“Air Albania Stadium”, Tiranë

TIRANA-PARTIZANI 5-1
Shënues
: Batha 16′ (p.), 19′ (p.), Idrizaj 63′ (aut.), Muçi 82′, 91’/ Cordeiro 2′

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha (Karabeci 87′), Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale (Sidibe 56′), Ngoo (Muçi 76′). Trajner: Emanuel Egbo

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja (Mala 58′), Çinari (Cara 73′), Bardhi, Brown (Bilali 20′). Trajner: Adolfo Sormani.

Kartonë të verdhë: Doka 45+1′ / Cordeiro 12′

Kartonë të kuq: Torasa 89′ / Bitri 14′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!