Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shimpanzeje “arratiset” nga kafazi në Athinë, kujdestari e vret pas rrezikut për banorët

schedule20:25 - 26 Qershor, 2022

schedule 20:25 - 26 Qershor, 2022

Policia në Greqi ka nisur hetimet për vrasjen e një shimpanzeje të quajtur Bazou, në Attiko Park, ndërsa pak pas ngjarjes u arrestua kujdestari që qëlloi kafshën.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili pas verifikimeve është lënë i lirë me detyrimin për tu paraqitur në polici.

Siç u bë e ditur për Policinë, zyrtarët e parkut, të cilët bënë një kallëzim për ngjarjen, thanë se shimpanzeja kishte arritur dhe kërcyer muret rrethuese, pasi meshkujt e tjerë në kafaz e ndoqën.



Mësohet gjithashtu se kujdestarët kanë tentuar t’i afrohen, për ta imobilizuar fillimisht me armë me një shigjetë me anestezi, por kjo nuk ka dhënë efekt, ndaj është vendosur vrasja e tij, me arsyetimin se është kërcënues për punëtorët apo qytetarët e zonës..

Vendimi u ekzekutua nga kujdestari 29-vjeçar, i cili qëlloi me karabinë Bazou duke e vrarë.

Gjithashtu theksohet se zyrtarët e parkut kanë njoftuar menjëherë Policinë kur shimpanzeja ka kërcyer gardhin për të marrë masa, por sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, kujdestarët e kishin vrarë kafshën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!