Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e së shtunës, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafarajt në Fier.
Fermerët thanë se rrebeshët e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari, sidomos kur stuhitë shoqërohen me breshër.
Ata, shiu i ka zënë të pa përgatitur, pasi dita nisi me diell dhe me temperatura të larta./abcnews.al