Tirana-Kastrioti prodhoi tension të madh. Gjithçka ndodhi pas golit që shënoi skuadra vendase, ndërkohë që një prej lojtarëve miq ishte i shtrirë në fushë.
Drejtuesit e skuadrës krutane ishin të papërmbajtshëm, teksa një pjesë e tyre u futën edhe në fushë. Veç ndërhyrjes së stjuartëve, u desh edhe ndihma e forcave të rendit për të qetësuar situatën.
Gjithçka u kap edhe nga kamerat e Supersport që transmeton ndeshjen, ndërkohë që pas ndeshjes ka pasur edhe disa të shoqëruar në Komisariatin nr2.
Mes tyre është edhe presidenti Alban Vogli, për kundërshtim të forcave të rendit, sikurse raportojnë burime të ABC. Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare. /abcnews.al