Një sherr ka ndodhur në Pedonalen e qytetit të Pogradecit. Mësohet se një një 24-vjeçar ka plagosur me thikë një moshatarin e tij.
Sakaq, raportohet se i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit.
Ndërkohë, policia po heton për rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.
Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobèta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al