VIDEO/ Sherr në aeroport, punonjësi i linjës ajrore nuk përmbahet pasi gruaja e godet

schedule18:38 - 14 Gusht, 2022

schedule 18:38 - 14 Gusht, 2022

Debati mes një pasagjereje dhe një punonjësi të Spirit Airlines nuk përfundoi mirë. Të dy filluan të grinden verbalisht dhe ballë për ballë në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallas Fort Forth. Spirit Airlines është një kompani ajrore amerikane me shumë kosto të ulët.

Një burrë tjetër, në një moment, hyri mes tyre, për t’i ndarë dhe për t’i dhënë fund të gjithë.

Ndërsa të tre po flisnin dhe bërtisnin, gruaja papritmas godet punonjësin e linjës ajrore, i cili reagon me tërbim. Ajo ikën nga burri, pavarësisht përpjekjes së tij për ta ndaluar, teksa ai e ndjek, pengohet dhe e rrëzon nga këmbët, ato rrokullisen dhe kur ngrihen ai e godet me grusht në qafë.

Ai frenohet nga një burrë ndërsa të tjerët hyjnë para tij, duke e mbajtur që të mos godasë më gruan që është larguar.

Punonjësi raportohet se është pezulluar nga linja ajrore. /abcnews.al