Një sherr masiv shpërtheu mes turistëve dhe stafit në një hotel turk, ku të dyja palët hodhën karrige dhe goditën njëra-tjetrën. Përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në një hotel në İçmeler, Turqi dhe thuhet se u përfshinë pushues britanikë, sipas Daily Mail.
Pushuesit thonë se kishte një mosmarrëveshje midis një britaniku dhe një anëtari të stafit që përfshinte një të afërm. Kjo më pas çoi në sherrin masiv, ku 10 punonjës të hotelit u përfshinë në sulmin ndaj turistit britanik, duke hedhur edhe një karrige kundrejt tij.
Pamjet e kapura nga një britanik në ballkon tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar i stafit mund të shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjithë skena ndodhi para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit./abcnews.al