Luhet Bylis-Laçi për javën e 19 të kategorisë Superiore. Laçi përballet me Bylisin në “Adush Muça” dhe ndeshja është aktualisht me shifrat 0-0.
Një sherr masiv ka ndodhur në fillim të pjesës së dytë. Gjithçka nisi me ndëshkimin e Kiryan Nwabuze me të kuq për shkak të një faulli ndaj Jankut të Bylisit. Kur ky i fundit ndodhej i shtrirë, Nwabueze e godet me shuplakë.
Direkt pas kësaj ndërhyjnë lojtarët e Bylisit, të cilët fillimisht e shtyjnë nigerianin e më pas e godasin në seri. Në atë moment u pa duke u rrëzuar në tokë zëvendës trajneri i Bylisit, Bekim Kuli, i cili më pas përfundoi i gjakosur në fytyrë. /abcnews.al