Takimi mes Lecces dhe Cagliarit i pati të gjitha. Sfida mbyllëse e javës së 13-të në Serie A dhuroi spektakël dhe plot katër gola, me dy skuadrat që u ndanë në barazim 2-2. Kjo sfidë ishte shumë i luftuar dhe tensioni nuk mungoi. Të dyja skuadrat panë kartonin e kuq, me Cagliarin që mori dy të tillë.
Joao Pedro shënoi fillimisht për Cagliarin, me penallti në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Nainggolan shënon supergol për të dyfishuar avantazhin. E kur dukej se Lecce e kishte humbur këtë takim, gjyqtari akordon penallti për vendasit në minutën e 81-të, e cila shndërrohet në gol nga Lapadula.
Olsen dhe Lapadula zihen me njëri-tjetrin pesë minuta më vonë dhe ndëshkohen me karton të kuq. Leçe arriti të barazojë me anë të Calderonit në sekondat e fundit të sfidës. Spektakolare!