Zhbllokohet ndeshja Torino-Parma, dhe golin e ka shënuar një shqiptar. Mërgim Vojvoda ka kaluar vendasit në avantazh në minutën e 63-të.
Cristian Ansaldi lëvizi bukur në krahun e majtë dhe dhuroi një asist për lojtarin dardan, i cili nuk e pati të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.
https://streamable.com/xi1oi2
Avantazh i rëndësishëm për Torinon, që po lufton për të mbijetuar në Serie A. Ky ishte goli i parë në elitën e futbollit italian për 26-vjeçarin. /abcnews.al