Ledian Memushaj shënoi sot për Pescara, në ndeshjen kundër Vicenza. Vlonjati gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë dhe më pas miqtë shënuan tre herë. “Delfinët” u munduan më pas të riktheheshin në lojë dhe e bënë, por nuk ia dolën të barazojnë dhe ndeshja u mbyll 2-3.
Le but de L. Memushaj avec le Pescara pic.twitter.com/F0nqH4qO95
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) December 12, 2020
Pas ndeshjes, Memushaj u shfaq i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes. Për Rete 8 ai u shpreh: “Nuk ia dolëm, por barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Mekanizmat nuk funksionuan në pjesën e parë, por është normale për shkak se me trajnerin e ri kemi punuar vetëm kohët e fundit.
Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe u munduam me çdo mënyrë të barazojmë. Tani kemi një seri ndeshjesh radhazi dhe jam i bindur që do t’i përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ditën e sotme në Serie B luajtën edhe Arlind Ajeti dhe Kastriot Dermaku. Të dy ishin titullarë dhe i pari iu gëzua një fitoreje në transfertë, që Reggiana e mori në transfertë 0-1 kundër Cosenza. Ndërsa Lecce barazoi 2-2 kundër Frosinone. /abcnews.al