Lionel Messi po përjeton ditët më të lumtura me kombëtaren, pas fitimit të Copa America. Histori të ndryshme nisin të dalin tashmë dhe një e tillë është përkrahur edhe nga “Pleshti”.
Don Hernan është 100 vjeç, tifoz i çmendur pas futbollit dhe fans shumë i flaktë i LioneL Messit. Ditëve të fundit ai ka mbushur një shekull dhe ka marrë një dhuratë shumë të bukur.
Sa herë që Messi shënon, Hernan e shënon në fletoren e tij të shënimeve, të dedikuar vetëm për rrjetat e kapitenit të Argjentinës. Me të mësuar këtë histori të veçantë, ka reaguar Messi.
Ai ka regjistruar një video ku falenderon dhe uron ndoshta tifozin e tij më të vjetër. “Përshëndetje Hernan! Mësova për historinë tënde dhe më duket e çmendur që ju i shënoni golat e mi në atë mënyrë.
Unë të dërgoj një përqafim të madh dhe të falënderoj për punën që ke bërë. Të uroj më të mirat. Shihemi së shpejti!”, -shprehet Messi në video. /abcnews.al
View this post on Instagram