VIDEO/ Shënon golin e fitores duke dribluar portierin, Cikalleshi “zjarr” në start

schedule20:10 - 16 Gusht, 2021

schedule 20:10 - 16 Gusht, 2021

Sokol Cikalleshi e fillon me gol sezonin e ri në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë të mirë sportive.

Në sfidat miqësore me Konyaspor gjeti golin në dy raste, teksa sot i ka dhuruar tre pikë fantastike ekipit të tij.

https://streamable.com/fxg354

Konyaspor triumfoi 0-1 në fushën e Sivasspor, duke e nisur kampionatin me fitore, falë golit të lojtarit nga Kavaja në minutën e 88-të.

https://streamable.com/257hcb

31-vjeçari përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase, mori topin, marshoi drejt portës kundërshtare, dribloi portierin e Sivassspor dhe e dërgoi atë në rrjetë. /abcnews.al