VIDEO/ Shënoi dhe festoi me stilin “stop racizmit”, kartoni i kuq i Lukakut ndez debate në Itali

schedule08:27 - 5 Prill, 2023

schedule 08:27 - 5 Prill, 2023

Juventus dhe Inter u ndanë ditën e djeshme në paqe në aktin e parë të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Pasi Cuadrado shënoi golin e parë, Lukaku barazoi gjithçka në minutën e 95-të me anë të një 11 metërshi. Belgu festoi nën kurbën e Juventusiut me stilin që nënkupton “stop racizmit”. Lukaku afroi gishtin tregues pranë gojës dhe dorën tjetër në kokë si një përshëndetje ushtarake. Ai këtë festim ia dedikoi tifozëve të Juventusit pasi më parë kishte marrë thirrje ofenduese ndaj tre. Kjo gjë nuk u pëlqeu lojtërëve të Juventusit dhe e rrethuan belgun duke i kërkuar të ndalte, por aty shpërtheu kaosi. Gjyqtari kryesor, Massa, ndëshkoi Lukakun me kartonin e dytë të verdhë vetëm për këtë festim, duke ngjallur më pas akoma edhe më shumë konfuzion dhe përplasje.

Ky ndëshkim ishte padyshim i pashpjegueshëm, pasi Lukaku të njëjtin festim e bëri edhe në golin e shënuar kundër Suedisë disa ditë më parë dhe nuk u ndëshkua dhe nuk u konfliktua me asnjë nga lojtarët suedezë.

Situata e mbrëmshme ka hapur një debat të madh pasi kartoni i dytë i verdhë për atë festim të Lukakut, solli pakënaqësi të madhe dhe një konfuzion./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!