VIDEO/ Shembet Spitali i Laçit, u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

schedule11:39 - 17 Korrik, 2020

schedule 11:39 - 17 Korrik, 2020

Spitali i Laçit një nga institucionet shtetërore të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit është shembur.

Që në orët e para të mëngjesit fadromat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nisën punën për prishjen e tij.

Prej 26 nëntorit kjo godinë për shkak të dëmtimeve dhe rrezikshmërisë që paraqiste, u mbyll.

Gjatë gjithë kësaj kohë qytetarët e Laçit të gjitha vizitat e planifikuara i kanë kryer në spitalin e Lezhës dhe atë të Mamurrasit, ndërsa Urgjenca e qytetit është vendosur në ambientet e një Kishe.

Sakaq të planifikuara për tu prishur janë dhe komisariati i policisë dhe disa institucione të tjera të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme.

Për tu prishur janë edhe 21 pallate që priten të shemben ndërsa banorët janë larguar nga aty që prej 26 nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!