VIDEO/ Shembet shkolla në Darzezë të Fierit, prindërit protestojnë: Nuk u dëmtua nga termeti

schedule16:11 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 16:11 - 10 Dhjetor, 2019

Shkolla e Darzezës në Fier po bëhet gati të shembet, por mësuesit, prindërit dhe nxënësit janë kundër këtij vendimi. Madje shkolla e një fshati fqinj ku do transferohen nxënësit është më e vjetër se shkolla që po shembet. Ata dyshojnë se këtu fshihen afera korruptive.

Shkolla me 120 nxënës në Darzezë të Fierit tashmë po boshatiset. Çdo punim i nxënësve po shkatërrohet. janë hequr dyer e dritare. Sipas autoriteteve vendore, shkolla u dëmtua rëndë nga termeti ndaj do të shembet. Por prindërit dhe mësuesit, thonë se shkolla është thjesht e amortizuar dhe s’ka pësuar asnjë dëmtim nga termeti.

Një prej ish-mësuesve sot në pension tregon se dhe dëmet që duken në pamje janë bërë pas përpjekjeve për të hequr dyert dhe dritaret para se shkolla të shembet.

Në mungesë të një shkolle në Darzezë fëmijë do të transferohen në shkollën e fshatit fqinj në Hoxharë. Fëmjët të mbështetur nga prindërit nuk duan të mësojnë në fshatin tjetër sepse e kanë larg dhe rruga vështirësohet gjatë dimrit.

Teksa nxënësit e Darzezës po qëndrojnë rrugëve të fshatit, zyra arsimore dhe bashkia e Fierit nuk po i japin zgjidhje ankesave të banorëve.

Mësohet se shkolla e Darzezës i është nënshtruar disa herë rikonstruksionit por punimet janë bërë pa cilësi. Banorëve iu premtua një vit më parë rikonstruksion i plotë i godinës por pas tërmet Bashkia e Fierit ndryshoi planet, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë do të ndërtohet në këtë vend pas shembjes së shkollës. Pasi nuk ka një projet të afishuar. I vetmi argument zyrtar është se vendimi nga vendorët për shembjen e saj u morr në kuadër të masave parandaluese pas tërmetit të 26 nëntorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!