Disa fshatra në Pogradec mbeten të izoluar për shkak të shembjes së rrugës. Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar prej disa ditësh kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në vend duke prekur edhe Pogradecin.
Problem janë evidentuar edhe në disa varreza, pasi kanë lëvizur. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga në fshatin Dardhas është shembur dhe gjithashtu një automjet është dëmtuar. Gjithashtu në aksin “Qukës-Qafë Plloçë” midis dy tuneleve, nga rrëshqitjet e inerteve në rrugë, është dëmtuar një automjet
Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërkohë autoritetet janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve.


