VIDEO/ Sezoni i ri në Maqedoni, barazim spektakolar mes Shkupit dhe Shkëndijës

schedule19:38 - 9 Gusht, 2020

schedule 19:38 - 9 Gusht, 2020

Sot ka nisur sezoni i ri i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Java e parë dhuroi derbin e zjarrtë shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës. Sfida e zhvilluar në stadiumit e Çairit, u mbyll në barazim 2-2 dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Dembo Darboe shënoi dy herë në pjesën e parë dhe bardhekaltrit shkuan në pushim në avantazh të dyfishtë. Sulmuesi nga Gambia realizoi në minutat 6′ dhe 44′, teksa kuqezinjtë e Ernest Gjokës reaguan në fraksionin e dytë.

Ljupche Doriev shkurtoi diferencën pas një ore loje, ndërsa gjashtë minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Valon Ahmedit. Edhe pse dy ekipet tentuan të shënonin golin e fitores, derbi përfundoi në barazim 2-2.

Renova-Struga Trim Lum ishte një tjetër duel mes skuadrave shqiptare. Kjo ndeshje nuk prodhoi asnjë gol dhe përfundoi ashtu siç nisi. Në ndeshjet e tjera ranë në sy fitoret shtëpiake të Pelister dhe Makedonija GP, ndërsa Sileksi shkatërroi 0-6 ekipin e Belasicas. /abcnews.al

Kampionati i Maqedonisë së Veriut, java e parë
ShkupiShkëndija 2-2
(Darboe 6′, 46′ / Doriev 60′, Ahmedi 66′)
RenovaStruga Trim Lum 0-0
Belasica-Sileks 0-6
Makedonija GP-Rabotnicki 2-1
Pelister-Akademija Pandev 1-0