VIDEO/ Sevilla nuk reziston dot, Atletico Madrid e “pickon” dy herë

schedule23:37 - 12 Janar, 2021

schedule 23:37 - 12 Janar, 2021

Atletico Madrid marshon dhe tregon edhe njëherë se do të jetë e vështirë ta lëshojë kreun në La Liga. Skuadra e Diego Simeone mposhti 2-0 ekipin e Sevilla dhe e ka çuar në 4 pikë diferencën me Realin ndjekës, ndërkohë që ka edhe dy ndeshje më pak.

Angel Correa e zhbllokoi ndeshjen shpejt, me një goditje befasuese në hyrje të zonës dhe e kaloi Atleticon në epërsi. Pasi ndodh kjo më pas çdo gjë bëhet më e vështirë për çdo kundërshtar, pasi djemtë e Simeone nuk lënë hapësira.

Një gol nuk mjafton kurrë, pasi të mban në tension gjithë kohës. Saul, me golin e dytë, vulosi fatet e kësaj ndeshjeje dhe në fund Atletico arkëtoi edhe tre pikë të tjera. Më parë kishte luajtur edhe Granada, që me rezultatin 2-0 likuidoi skuadrën e Osasuna dhe qëndron pranë zonës euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!