Duket të jetë mbrëmja e tij. Pasi regjistroi golin e parë të mbrëmjes, në përballjen tejet të vështirë, të skuadrës së tij, Lille, në javën e 27-të, të Ligue 1, ndaj Lens, “fantazisti” i “Dardanëve” të Kosovës, Edon Zhegrova ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës.
Kësaj radhe, “ylli” i sulmit ka përfituar nga një “përgjumje” e lehtë e mbrojtjes së Lens, teksa kap papritur një top në zonë dhe nga një distancë e afërt me portierin, Samba nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetën e këtij të fundit. Rezultati shkon në 2 me 0, për skuadrën e Zhegrovës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Edon Zhegrova #LOSCRCL pic.twitter.com/xpPeCxmz6c
— 94 (@ilColonel) March 29, 2024