Teksa protestat e serbëve në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e nëntë, në Leposaviç ka pasur kohë edhe për aktivitete sportive.
Serbët në Leposaviç garuan kundër pjesëtarëve të KFOR-it me tërheqje litari, në kuadër të “Lojërave Sportive të Punëtorëve 2023”, të cilat kanë filluar ditën e djeshme, shkruan Kosovo Online.
Këto lojëra janë zhvilluar tradicionalisht në Leposaviç për më shumë se 45 vjet. Kësaj radhe morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët fituan me rezultat 2:1 në duelin me serbët.
Pas një loje të ndershme dhe sportive, ushtarët u tërhoqën në sheshin përballë bashkisë, e cila është e rrethuar me tela me gjemba.
Serbët e Leposaviçit në këtë mënyrë donin të dërgonin një mesazh paqeje, me shpresën se bota do ta kuptojë se sa duan një jetë të qetë dhe të lirë, duke qëndruar në paqe.