Përveç “përgjegjësisë” për votimin e ligjeve të rëndësishëm që lidhen me fatet e vendit, deputeti Selami Jenishehri është gjendur edhe përballë një vështirësie akoma më të madhe.
Jo një por dy ligje përnjëherë niset të votojë deputeti i “perlave” në foltore. Mban në duar dy fletët por nuk e ka të qartë se cilës kuti i përket secila prej tyre.
Pasi qëndron për disa sekonda duke kërkuar ku ta hedhë fletën, Jenishehri has vështirësi për të votuar. Dilema e radhës është, ta palosë apo jo.
Ndërkohë kolegët deputetë e shohin duke u shpërqendruar nga fjalimi i kreut të Institutit të Krimeve në Komunizëm Çelo Hoxha. Nuk mungojnë as të qeshurat.
Kjo ishte seanca e fundit në parlament për Selami Jenishehrin dhe shumë kolegë të tjerë të tij që do mbahen mend për deklaratat e papritura. m.v/abcnews.al