VIDEO/ Selahit i ndodh skandali para syve, as VAR nuk vendos drejtësi

schedule10:18 - 26 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 26 Shtator, 2020

Lindon Selahi nuk mori asnjë minutë, por pa skuadrën e tij t’i anulohej një gol në fillimin të përballjes kundër Groningen. Twente triumfoi me rezultatin 3-1, por vëmendjen e mori një vendim i marrë në minutën e 17-të.

Vacal Cerny shënoi për ekipin holandez të mesfushorit shqiptar, por anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Rasti në fjalë u vendos të shikohej në VAR dhe për gati pesë minuta u pa me “lupë” aksioni dhe u mori vendimi.

Goli duhet të anulohej, por në Holandë janë të bindur se ishte humbur kohë kot. Kjo për shkak se vendimi i marrë ishte i padrejtë dhe goli duhej konsideruar i rregullt. Pamjet flasin vetë në fakt dhe gjithsecili mund të gjykojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!