Ka filluar seanca plenare në Kuvend ashtu sikurse ishte njoftuar. Siç shihet nga pamjet deputetët nuk janë ulur jo si zakonisht, ndërsa kanë respektuar distancat.
Sakaq, në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shprehu ngushëllimet familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19. Po ashtu Ruçi i uroi shërim të shpejtë deputetit Adriatik Alimadhi si dhe shprehu mirënjohjen për mjekët, policët dhe gazetarët.
“Do u shprehja ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën dhe po ashtu edhe do ti uroja shërim të shpejtë kolegut tonë Adriatik Alimadhit. Do u shprehja falenderimet mjekëve dhe infermierë shqiptarë që janë në vijën e parë.
Po ashtu edhe 30 mjekëve që shkuan në Itali. Kombi nuk do ua harrojë. Mirënjohje edhe për policinë e shtetit, po ashtu edhe për gazetarët dhe kameramanët”, tha Ruçi. /abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=Qt3ti0y2fuw&feature=youtu.be