VIDEO/ Schalke 04 “dorëzohët” përballë Bayer Leverkusen, “aspirinat” një hap larg Evropës

schedule17:39 - 1 Prill, 2023

schedule 17:39 - 1 Prill, 2023

Vendosja e legjendës spanjolle të mesfushës, Xabi Alonso, në krye të pankinës së Bayer Leverkusen duket se i ka rikther “aspirinat” në formën e duhur, ku tashmë kanë harruar atë fillim dramatik të sezonit e momentalisht po luftojnë si për zonën e Evropës në kampionat e gjithashtu kanë arritur çerek-finalet e Europa League, ku në këtë fazë do të përballen me belgët e Royal Union.

Kështu, ditën e sotme ka ardhur dhe triumfi i radhës për “aspirinat” të cilët kanë mundur me rezultatin e pastër 0 me 3, në “Veltins Arena”, vendasit e Schalke 04, ku të 3 golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht Jeremie Frimpong në minutën e 50’-të me një gol në portën boshatisur, më pas “magjia” e Florian Wirtz në minutën e 61’-të dhe për mbyllje goli i iranianit Serdar Azmoun kanë mjaftuar që “aspirianat” të gjejnë kështu 3 pikët e radhës në Bundesliga.

Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në vendin e 7-të të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani 40 pikë, vetëm 1 më pak se vendi i 6-të. Ndërkaq, në krahun tjetër Schalke është duke u përballur sërish me një rënie nga kategoria, ku deri më tani ata rrezikohen jo pak, pasi në 26 javë të kampionait ata kanë arritur të grumbullojnë vetëm 21 pikë dhe ndodhen në vendin e parafundit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Jeremie Frimpong, 0-1:

Goli i Florian Wirtz, 0-2:

Goli i Serdar Azmoun, 0-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!