Sot, Sara Hoxha feston 26-vjetorin e lindjes. Kjo ditë e veçantë e gjeti trashëgimtaren e Top Channel mes miqsh dhe njerëzish të afërt. Ajo ka organizuar një festë, pjesë e së cilës ishin dhe figura të njohura si Arbana Osmani, Dojna Mema, Eduart Grishaj, Bora Zemani, Xhemi Shehu, Isli Islami etj.
Nga pamjet që kanë publikuar në rrjete sociale, shihet një ambient elegant. Mozzik dhe Ermal Fejzullahu ishin artistët që ndezën atmosferën në festën e saj private. Mirëpo, Sara ka marrë dhe një dhuratë të bukur nga djemtë e saj. Ajo ka postuar një vizatim ku shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua shumë”.