VIDEO/ Sancho rikthehet me asist në Bundesliga, Dortmund fiton me spektakël transfertën e Darmstadt

schedule20:56 - 13 Janar, 2024

schedule 20:56 - 13 Janar, 2024

Duket se të gjithë “gjigantët” e futbollit gjerman e nisën e me fitore, vitin 2024. Pas “Bavarezëve” të Bayern Munich e “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, tashmë rrugën e fitores e kanë gjetur edhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët triumfuan me rezultatin e thellë, 0 me 3, në transfertën e Darmstadt, përballje kjo e vlefshme për javën e 17-të të Bundesliga.

Një gol nga Julian Brandt, në minutën e 24’-t të pjesës së parë, si dhe golat e Marcos Reus, e Youssoufa Moukoko, në minutat 77’-të e 92’ i mjaftuan skuadrës së Edin Terzic, për të siguruar një fitore spektakolare, ku padyshim protagonist ishte edhe “fantazisti” anglez, Jadon Sancho, i cili regjistroi një asistim, që në përballjen e tij të parë, si i rikthyer në Dortmund.

Falë këtij rezultati, “Verdhezinjtë” e Borussia ngjiten në vendin e 5-të të tabelës, me 30 pikë, vetëm 3 pikë poshtë vendit të 4-t, që përkthehet në një “biletë” për UEFA Champions League, vend i cili aktualisht mbahet nga “Demat” e RB Leipzig, me 33 pikë, ndërsa skuadra e Darmstadt mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 10 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: