VIDEO/ Salah shkon 200 gola dhe shpëton Liverpool nga humbja, gol dhe asist për një fitore me përmbysje ndaj Crystal Palace

schedule15:33 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 15:33 - 9 Dhjetor, 2023

Liverpool ka arritur të marrë një fitore të vështirë dhe me përmbysje ndaj Crystal Palace në transfertë me rezultatin 1-2.

Një pjesë e parë vetëm me dominim qarkullimi të topit nga Liverpool dhe me disa tentativa drejt portës së kundërshtarit, por asnjëra nuk ishte aq e rrezikshme sa për të vënë në vështirësi portierin e shqiponjave.

Pjesa e dytë nisi me befasi për miqtë, pasi në minutën e 57’, ishte Mateta nga pika e bardhë e penalltisë i cili shënoi golin e avantazhit ndaj Liverpool.

Situata e pjesës së dytë ishte pothuajse si e para, me të kuqtë të cilët qarkullonin shumë topin dhe tentotnin të depërtonin në fushën e kundërshtarit, por e patën tepër të vështirë. Gjithçka ndryshoi në minutën e 75’, kur Ayew u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la Crystal Palace me 10 lojtarë në fushë. Kështu, Liverpool reagoi menjëherë, Chris Jones asistoi për Salah, dhe egjiptiani  barazoi menjëherë rezultatin.

Liverpool nuk u dorëzua, pasi tashmë edhe në vlerë numerike në fushë ishin favoritë, dhe nodhi ajo që pritej, përmbysja e rezultatit. Në minutën e 91’, Salah asiston për Elliott dhe ky i fundit arrin të përmbysë shifrat në çastet e fundit të ndeshjes duke i dhënë kështu skuadrës një tre pikësh me vlerë të madhe.

Kjo fitore ka bërë që Liverpool tashmë të ndodhet në vendin e parë të tabelës me 37 pikë, një më shumë se Arsenali i vendit të dytë që do të luajë ndeshjen e tij ditën e sotme./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e ndeshjes