Mohamed Salah i përgjigjet Bournemouth, që ndëshkuan skuadrën e Liverpool kur kishin kaluar 10 minuta lojë. Sulmuesi i “The Reds” në të 24’ minutë ndëshkoi portierin mik.
Me një goditje në zonë ai çoi dëm tentativën e tij për ta devijuar topin, që shkoi dhe u ndal në rrjetë. 1-1 dhe Liverpool hidhet në sulm për të gjetur golin e epërsisë.
Ai nuk ka vonuar dhe ka qenë Sadio Mane që ka ndëshkuar për të dytën herë skuadrën mike. Sulmuesi senegalez nuk fali i vetëm me portierin mik dhe kështu Liverpool ka përmbysur rezultatin në 2-1. /abcnews.al