Rusia dhe Kina po kryejnë stërvitje të përbashkëta detare në Oqeanin Paqësor, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Moska dhe Pekini kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake gjatë dekadës së fundit. Bashkëpunimi i tyre nuk është reduktuar që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.
#Russia, #China hold joint naval #drills#Sharjah24https://t.co/FUFv59biab pic.twitter.com/UQWP7Hv5Sc
— الشارقة24 (@sharjah24) August 18, 2023
Videoja e transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS, tregon nëntë luftanije të mëdha, me anëtarët e ekuipazhit. Kjo zonë detare shtrihet midis gadishullit Korean, Japonisë, Tajvanit dhe Kinës kontinentale.
“Ky operacion nuk ka për qëllim asnjë palë të tretë dhe nuk ka të bëjë me situatën aktuale në nivel ndërkombëtar dhe rajonal”, tha Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes.
Rusia dhe Kina kanë mbajtur prej vitesh shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake.
/abcnews.al