Presidenti rus Vladimir Putin shpalli pak ditë më parë mobilizimin e pjesshëm të vendit, duke sjellë protesta masive, që u pasuan nga arrestime.
Deri tani është raportuar se shumë të arrestuarve iu është dërguar fletëthirrje për të shkuar në Rusi, ndërsa zgjedhja e vetme që u vendoset përballë është burgu.
Në një video të publikuar së fundi, në një pistë në lindjen e largët të Rusisë, një burrë që po shkonte për të luftuar në Ukrainë ishte aq i dehur sa me sa duket e zuri gjumi pranë pistës.
Absolute scenes at an airfield in Russia’s Far East where one man mobilised to fight in Ukraine was so drunk that he reportedly fell asleep in the long grass next to the runway pic.twitter.com/T7ddrMkyBb
— Francis Scarr (@francis_scarr) September 23, 2022
Në pamjet e shpërndara nga Francis Scarr, nga BBC Monitoring, një burrë duket se po përpiqet të ecë në një vijë të drejtë, ndërsa një tjetër duket se po dremitë në bar. /abcnews.al