Me fillimin e pjesës së dytë, Rumania është hedhur në sulm, për të gjetur golin e avantazhit ndaj Izraelit, gol të cilin e ka gjetur në minutën e 63′-të të sfidës të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, Euro 2024.
Një aksion fantastik i rumunëve është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Ianis Hagi, i cili me një goditje potente nga brenda zonës ka mposhtur portierin Glazer, duke i dhënë avantazhin të tijve. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: