Në përfundim të derbit Partizani-Tirana të pranishëm, shkak edhe prej incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes, ishin dhe forca të shumta policie në gatishmëri të çdo rasti dhune që mund të shpërthejë mes 2 tifogrupeve, “Ultras Guerrils” (tifozat e Partizanit) dhe “Tirona Fanatics” (tifozët e Tiranës).
Shtimi i forcave të Policisë erdhi pas shënimit të golit të dytë të “demave të kuq”, ku disa tifozë të Partizanit hynë në fushë për të “takuar” idhujt e tyre.
Kujtojmë se nuk janë të rralla “shpërthimet” e dhunës mes tifozerive në futbollin shqiptar e sidomos në ndeshje derbi, ku vetëm pak ditë më parë ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit eskaloi në përdorimin e dhunës. /i.m /abcnews.al
View this post on Instagram