Reshjet e vrullshme të shiut kanë dëmtuar urën e vjetër të Bahçallëkut në Shkodër.
Mbeturinat e saj janë përplasur me urën e re të Bohçallëkut, raporton gazetari Simon Shkreli.
Për rrjedhojë për shkak të rrezikut është ndaluar qarkullimi mbi urën e re të Bahçallëkut.
Ndërkohe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, po ndjek me shqetësim situatën në terren pas përkeqësimit të motit.
Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se të gjitha grupet e punës janë në terren, por situata mbetet mjaft e vështirë për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Ai i ka bërë apel drejtuesve të KEESH që të informojnë në kohë reale mbi prurjet dhe shkarkimet, janë mënyrë që situata mos dalë jashtë kontrollit./Abcnews.al/