Një aksion po zhvillohet në fshatin Orosh nga RENEA dhe Policia, teksa kanë rrethuar një banesë, ku ndodhen disa persona të armatosur.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se efektivët e RENEA-s dhe forcat e policisë janë pozicionuar pranë banesës.
Deri më tani janë identifikuar dy persona të armatosur, Arben Uka i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori dhe 24-vjeçari Julian Çumaraku.
Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri./abcnews.al

