Teksa pritej, që gjithçka të mbyllej në barazimin, 1 me 1, në fundin e pjesës së parë, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur të marrin sërish avantazhin ndaj skuadrës së Hoffenheim.
Një rrëmujë në zonë krijohet pas krosimit të holandez, Donyell Malen, në zonën kundërshtare, rrëmujë që finalizohet më së miri, nga “veterani” i mesfushës, Marco Reus, me këtë të fundit, që përballë portës së boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: