VIDEO/ “Rrëmuja” në Shkodër dhe dy penallti në skaner, moviola e Pregjës në Pressing

schedule09:37 - 26 Janar, 2021

schedule 09:37 - 26 Janar, 2021

Rastet e diskutueshme nuk kanë munguar as këtë javë në Superiore. Pretendimet më të shumta ishin nga Vllaznia dhe Kastrioti, një ndeshje mjaft e luftuar. Penallti e munguar, ndonjë karton i padhënë dhë një i kuq në qendër të vëmendjes, sikurse edhe penallti në Korçë dhe një e padhënë për Tiranën në kryeqytet. Bujar Pregja, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing”ABC, analizoi një pjesë të rasteve.

Penalltia që pretendon Kastrioti? Lojtari (Devid) po gjuan topin, por në këtë moment ka një shtyrje dhe duket qartë. Është penallti.  Është një rast kur Vllaznia kërkon penallti dhe rrëzohet mbrojtësi dhe sulmuesi. Nuk ka penallti rrëzohen të dy kur nuk janë nën kontroll me topin dhe ka shtyrje minimale. Në rastin e prekjes me dorë ku Vllaznia kërkon penallti, gjyqtari ka vepruar drejt që nuk e ka dhënë sepse është në pozicion shumë të afërt.

https://streamable.com/94wysr

Ka një ndërhyrje e lojtarit të Kastriotit në të majtë të zonës, është dhënë faull dhe mendoj se ishte karton i verdhë sepse ka ndaluar aksion premtues të Vllaznisë (Rami mund të merrte kartonin e dytë të verdhë).  Po të lejohej avantazhi mund të shmangej kartoni i verdhë. Është aksion premtues nëse lejohej avantazhi.

Kartoni i kuq për lojtarin e Kastriotit është i drejtë, nuk ka koment. E ka favorizuar edhe terreni rrëshqitës që ka shkuar me shpejtësi dhe intensitet. Me bëri përshtypje veprimi i Brdaric pas fallit, që ishte Fair-Play”, tha Pregja fillimisht, për të folur më pas për dy episodet e tjera.

https://streamable.com/jild2r

“Është një rast te Tirana-Laçi, ku lojtari i Laçi ndërhyn ndaj atij kundërshtar në hyrje të zonës. Gjyqtari ka vazhduar lojën dhe ka gabuar. Penalltia e Apolonisë? Ka dorë të kapur në trupin e lojtarit të Apolonisë (Gjatës). Nuk e kuptoj dot sa forcë ka ushtruar. Nuk di të them nëse është penallti”, përfundoi Pregja. /abcnews.al

https://streamable.com/n576mj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!