VIDEO/ Rrahu 21-vjeçaren, arrestohet Edi i “tmerrshëm”

schedule18:34 - 4 Gusht, 2022

schedule 18:34 - 4 Gusht, 2022

48-vjeçari shqiptare Edmond Xhafa ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dhunoi me grushta dhe shkelma një 21-vjeçare.

Pas videos e cila u bë virale në rrjet ku shihet se si 48-vjeçari dhunon barbarisht të renë, karabinierët italianë kanë shkuar në banesën e mikut të tij ku Edmond Xhafa strehohej.

Në momentin e arrestimit Xhafa dhe miku i tij kanë qenë duke bërë stërvitje në një dhomë të cilën e kishin kthyer në palestër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, kasafortë është shfaqur një pistoletë automatike e markës “Colt Dallara Castom”, kalibër 10, me 58 fishekë. Arma dhe plumbat ishin vjedhur në vitin 2019 nga një shtëpi në Francavilla.

Dyshimi i hetuesve është se 53-vjeçari italian ka vënë në dispozicion kasafortën për të fshehur armën e shokut të tij shqiptar dhe për t’i bërë një nder. Çfarë mund të kishte bërë shqiptari me atë armë është një pyetje që ndoshta do t’i drejtohet gjatë marrjes në pyetje, që do të bëhet në ditët në vijim.

Përkrah shtangës së hekurt, në tavolinën e kuzhinës së Edmond Xhafës (i njohur shkurt si Edi), që u bë protagonist i incidentit të ndodhur të mërkurën e kaluar në palestrën “Audacia”, në Porta Nuova, është gjetur edhe një qese kokainë dhe disa shishe me anabolikë.

Në total u sekuestruan 160 gramë kokainë, “pjesërisht e ndarë në doza dhe materiale të ndryshme për paketim me një peshore lektronike precize”. Dy miqtë e apasionuar pas palestrës ndoshta përdorin personalisht anabolikët, ndërsa raporti i policisë flet për “15 ampula steroide duke përfshirë nandrolone dekanoate dhe testosterone”.

Ai akuzohet për mbajtje të armëve dhe municioneve, marrje mallrash të vjedhura, trafik droge dhe vepra antidoping, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe miku i tij, Fabrizio Zaramelli.

Deri më tani, shqiptari nuk është akuzuar për krime për sulmin ndaj të resë, por ka një hetim të hapur për këtë mëngjesin e së hënës, pasi vajza u dëgjua nga prokurorja Benedetta Salvatore në një intervistë që zgjati dy orë e gjysmë.

Vajza nuk ka denoncuar shqiptarin, por hetimi ka nisur sipas detyrës zyrtare pasi prognoza e raportuar është më shumë se 20 ditë. Në vend të kësaj, pronarja e qendrës së fitnesit, Sara D’Alessandro, bëri një ankesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!