VIDEO/ Ronela nis punën në Londër, dëgjoni pak nga ripërpunimi i këngës Sekret

schedule21:50 - 26 Janar, 2022

schedule 21:50 - 26 Janar, 2022

Ronela Hajati ka udhëtuar së fundmi drejt Londrës për të përpunuar këngën e saj “Sekret” me të cilën do marrë pjesë në Eurovision. Ashtu siç kishte premtuar, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit momente nga regjistrimi i këngës. Ajo ka zbuluar se ndodhet në Sarms Studios dhe po punon me producentin Diztortion.

Pak minuta më parë, Ronela ka ndarë një video duke zbuluar pak nga kënga dhe teksti që është në anglisht. Kujtojmë që vetë Ronela zbuloi pas fitores në Festivalin e Këngës se do të punojë me tre producentë të huaj. Ajo gjithashtu tha se performanca në Torino do të jetë ndryshe nga Festivali i Këngës.

/abcnews.al