VIDEO/ Ronela Hajati shfaqet në club duke pirë: Dola për të harruar, ndiej dhimbje

schedule21:50 - 11 Maj, 2022

schedule 21:50 - 11 Maj, 2022

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka reaguar sërish pas performancës së djeshme në Eurovision, ku fatkeqësisht nuk ia doli të hyjë në finale. Kjo nuk është pritur shumë mirë nga publiku, i cili ka shpërthyer në komente. Mirëpo, kjo gjë nuk e ka shqetësuar Ronelën, pasi ajo ka dalë menjëherë për të pirë në club.

Këngëtarja ka ndarë edhe një video nga ky moment në Instagram, ku dëgjohen të gjithë që thërrasin emrin e saj. Ajo ka theksuar se ndjen dhimbje në gjoks se nuk hyri në finale, por performanca ka marrë 1 milion klikime.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është një million.

Akoma e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua”, ka shkruar Hajati./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!