Ashtu siç kishte premtuar, Ronela Hajati sapo ka publikuar këngën më të re. “Caramel” titullohet projekti, i pari që vjen në gjuhë të huaj nga artistja shqiptare. “Projekti i parë italian dhe ne sapo kemi filluar”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se do të sjellë sërish këngë në italisht.
Ky është projekti i dytë i Ronelës që nga pjesëmarrja në Eurovision 2022, ku u përball me kritika të shumta. Këngëtarja nuk kaloi dot në finale, ndërsa shumë argumentonin se kënga nuk ishte e denjë, ndërsa kishte dhe nga ata që e quajtën performancën si “vulgare”.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Ronela ka preferuar që të mos i adresojë këto kritika publikisht. /abcnews.al