Cristiano Ronaldo ndërpret serinë pa gola për Al Nassr.
Sulmuesi 38-vjeçar shënoi kundër Al Raedës në ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit të Arabisë Saudite. Ai hapi rezultatin në minutën e 4-të pas një pasimi nga Sulltan Al Ghanam.
Ronaldo nuk kishte shënuar në tre ndeshje më parë, kundër Al-Hilal (0-2), Al-Feiha (0-0) dhe Al-Wahda (0-1).
38-vjeçari portugez ka realizuar 12 gola dhe 2 asistime në 15 ndeshje për skuadrën e Riadit. /G.D abcnews.al/