VIDEO/ Ronaldo i kthehet “avazit” në goleadën ndaj Lihtenshtejn, “vikingu” Hojlund i pandalshëm ndaj Finlandës

schedule23:05 - 23 Mars, 2023

schedule 23:05 - 23 Mars, 2023

Mbrëmja e sotme padyshim që ishte spektakolare, ku padyshim nuk kanë munguar goleadat dhe ekzekutimet e veçanta të goditjeve standarte.

Kështu, Portugalia arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 4 me 0 ndaj “diletantëve” të Lihtenshtenj, ku përveç golave spektakolarë të Joao Cancelo dhe Bernardo Silva, në minutat 8’ dhe 47’, Cristiano Ronaldo arriti të shënonte një dopietë në minutat 51’ dhe 63’ të sfidës.

Mirëpo, bukuria e kësaj ndeshjeje ishte goli i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” në minutën e 63’-të, i cili duket se i është rikthyer “avazit” të vjetër, teksa ka shënuar sërish një gol nga goditja e dënimit kësaj here akoma më spektaklor se ai që shënoi për skuadrën e Al-Nassr.

Në krahun tjetër, Rasmus Hojlund mbajti i vetëm mbi “supe” gjithë peshën e ndeshjes ndaj Finlandës, teksa arriti të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës në fitoren 3 me 1 ndaj finlandezëve. Tre gola në minutat 21’, 82’ dhe 93’ nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e Oliver Antman të shënuar në minutën e 53’-të të sfidës.

Ndër të tjera, Maqedonia arriti të triumfonte me rezultatin 2 me 1 ndaj Maltës, Bosnja fitoi me rezultatin e pastër 3 me 0 ndaj Islandës, Irlanda e Veriut fitoi pa vuajtje 0 me 2 ndaj San Marinos, ndërsa Sllovakia dhe Luksenburgu u ndanë në “paqe”, me rezultatin e “bardhë” 0 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Portugali 4-0 Lihtenshtejn:

Danimark 3-1 Finland: 

Bosnje Hercegovinë 3-0 Islandë:

Maqedoni e Veriut 2-1 Maltë:

San Marino 0-2 Irlanda e Veriut:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!